Liljana QAFA
Dopo un lunghissimo periodo di torpore, stamane mi sono decisa a camminare tra le stradine silenziose della città, solitaria di me. Sentivo solo il fruscio del vento che mi accompagnava e mi spingeva a continuare senza sosta. Alla fine della mia lunga camminata, senza neanche accorgermene, mi sono ritrovata di fronte alla Chiesa Santa Croce.
Due giovani ragazze erano ferme all’ingresso della Chiesa.
Mi sono avvicinata.
“Buongiorno, posso entrare?”.
“Ha il biglietto?”.
“No!”.
“È di Lecce?”.
“Si!”.
“Prego!”.
Hanno aperto la strada per farmi passare.
Mi sono seduta all’ultimo banco. C’era solo una signora allo stesso banco, dai tratti sembrava asiatica. Ho visto come era seduta lei. Aveva poggiato le ginocchia sulla parte di legno quasi vicino alla terra. Ho fatto lo stesso e ho appoggiato le mani sul banco e il viso su di esse.
Pochi minuti in quel silenzio tra me e i miei pensieri con lo sguardo fissato in avanti, in profondità, non so se fosse una preghiera a modo mio, ma era sicuramente un incontro diverso.
Mi sono alzata, ho bagnato le dita nell’acqua santa, avevo visto fare in altri occasioni questo rito. Le dita con l’acqua le ho passate sul volto. Hanno rinfrescato in un certo senso le goccia calde delle mie lacrime.
Non sono cattolica, non sono nemmeno musulmana o ortodossa, non ho una formazione religiosa, ma sono affascinata dai luoghi di culto. Quando entro in chiesa mi avvolge una serenità come se sentissi l’abbraccio dei miei cari che soggiornano nell’aldilà, come se sentissi l’affetto di coloro che hanno costruito una serenità tangibile tra le mura spesse della chiesa.
Nella mia terra convivono tutte le diverse religioni e a prescindere dalla fede, si festeggiano tutte le feste religiose.
E con questo pensiero auguro:
Buona Pasqua!
***
Në ditën e Pashkëve
Pas një periudhe shumë të gjatë në vënd numëro, sot në mëngjes vendosa të eci nëpër rrugët e heshtura të Leçes. Dëgjoja vetëm shushurimën e erës së fortë, që më ndiqte dhe më shtynte të ecja pa e ndalur hapin. Në fund, para se të arrija në shtëpi, u gjenda përballë kishës “Santa Croce”.
Dy vajza të reja qëndronin te dera.
U afrova.
– Mirëmëngjes, a mund të hyj? – i pyeta.
– Keni biletë? – tha njëra nga vajzat.
– Jo! – u përgjigja.
– Jeton në Leçe? – pyeti tjetra.
– Po! – i thashë.
– Urdhëroni! – thanë të dyja dhe u larguan nga hyrja e derës.
U ula në stolin e fundit. Në kishë, në të njëjtin stol ishte vetëm një zonjë, nga tiparet dukej aziatike. E pashë si ishte ulur, kishte mbështetur gjunjët në pjesën e poshtme të bankës prej druri, që ishte shumë afër tokës. U ula edhe unë si ajo, pastaj mbështeta duart në banak dhe fytyrën mbi duar.
Qëndrova për pak minuta në heshtje mes meje dhe mendimeve të mia me vështrimin të ngulur përpara, në thellësi të kishës. Nuk e di nëse ishte një lutje sipas mënyrës sime, por me siguri ishte një takim i veçantë.
U ngrita, laga gishtat në ujin e bekuar, që ndodhej në një enë të bardhë pranë derës. E kisha parë këtë ritual në raste të tjera. Vendosa gishtat me ujë mbi fytyrë. Uji i bekuar disi freskoi faqet nga lotët e mi të nxehtë.
Nuk jam katolike, nuk jam as myslimane apo ortodokse, nuk kam një formim fetar, por jam e magjepsur nga objektet e kultit. Kur hyj në kishë më mbështjell një qetësi e çuditshme, më bëhet sikur ndiej përqafimin e prindërve të mi nga bota e përtejme, sikur ndjej dashurinë e atyre që kanë ndërtuar brenda mureve të trasha të kishës një lloj paqeje gati të prekshme.
Në vendin tim bashkëjetojnë të gjitha fetë dhe pavarësisht nga besimi i secilit, festohen të gjitha festat fetare.
Me këto mendime në këtë ditë uroj:
Gëzuar Pashkët!


















